Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kujtohet lëvizja studentore /Trako kujton ngjarjen: Berisha dy fytyrësh ndaj Trebeshinës. Entuziazmi u vra keq!

schedule20:09 - 8 Dhjetor, 2025

schedule 20:09 - 8 Dhjetor, 2025

Ish-ambasadori Edmond Trako, i ftuar në studion e “Real Story” në ABC Neës, ka rikthyer vëmendjen te ngjarjet historike të 8 dhjetorit 1990, duke dhënë një prej rrëfimeve më të drejtpërdrejta mbi atmosferën politike të atyre ditëve dhe zhgënjimin që pasoi.

Trako tha se, megjithëse kanë kaluar 35 vite nga lëvizja studentore që ndezi shpresën për ndryshim, Shqipëria në rrafshin politik vijon të përjetojë “një dimër të ashpër”.

Ai solli në kujtesë jehonën e asaj periudhe, përfshirë mbështetjen e figurave të njohura të artit, tensionet e brendshme politike dhe simbolikën goditëse të fjalëve të shkrimtarit Kasëm Trebeshina, i cili e përkufizoi çeljen e pluralizmit si “foshnjë që lindi e vdekur”. Sipas Trakos, entuziazmi i madh i viteve ’90 u shua shpejt, duke e lënë atë dhe shumë të tjerë thellësisht të zhgënjyer nga rrjedha e mëvonshme politike e vendit.

“Kanë kaluar 35 pranvera, në rrafshin politik pranverë jo e jo, por dimër dhe një dimër i ashpër. Kur mori vesh Ismail Kadare çeljen e Partisë Demokratike, tha lulja çeli në dimër. Desha të shtoj diçka, që pas disa javësh nga kjo shprehje, unë në atë periudhë merresha shumë me degën e Tiranës dhe një nga punët e para që bëmë ishte organizimi i një mitingu në shkallët e ish-stadiumit “Qemal Satafa”, një tribunë, ku ka folur edhe kryeministri i sotëm, Edi Rama.

 Meqë mitingu ishte për njerëzit e artit, por një nga ata që shprehu dëshirën për të folur, erdhi të fliste Kasëm Trebeshina, që sapo kishte dalë nga burgu. Kur e mori vesh Sali Berisha lëshoi një sërë ofezash ndaj tij dhe e mori vesh, e çuan ata që ishin rreth e rrotull, dhe u shfaq pas disa orësh dhe kur e pa Berisha i tha “ku je o Kasëm”. Kasëmi i tha mos u mërzit shoku Sali, unë nuk do flas, po i tha një shprehje që për mua ishte lapidar. “Foshnja lindi e vdekur”, dhe për mua ajo foshnjë nuk u rrit kurrë, nuk shkoi as në kopsht dhe as në maturë. Megjithëse ne kishim shumë entuziazëm në ato kohë. Njerëzit shihnin gazetën dhe qanin. Është e vërtetë që u entuziazmi ishte, por ajo ëndërr u vra dhe u vra keqazi. Unë jam një ndër ata persona që u zhgënjyer dhe u zhgënjye keqazi”, tha Edmond Trako.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!