Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

  • Sepse duhet të ikë Berisha 81%
  • Sepse nuk ka kauzë 19%
Loading ... Loading ...
 

Tentoi të vriste bashkëshorten/ Vihet në pranga 76-vjeçari në Durrës

schedule10:21 - 6 Dhjetor, 2025

schedule 10:21 - 6 Dhjetor, 2025

Një 76-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi tentoi të vriste bashkëshorten.

Ngjarja e rëndë u parandalua nga efektivët. Mësohet se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij,

Ai e goditi me send të fortë në kokë.

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!