Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta e UÇK ndan shqiptarët/ Shkup, mbështetje nga Ali Ahmeti, VLEN: Përdoret politikisht

schedule18:45 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 18:45 - 5 Dhjetor, 2025

Organizatat e veteraneve të luftës të ushtrisë çlirimtare të Kosovës do të mbajnë protesten e tyre të rradhës në Shkup me datë 13 dhjetor, ora 13 në sheshin Skenderbeu, edhe pse kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski.

Nënkryetari I OVL UCK, Gazmend Syla theksoj se qëndrimi i Mickoskit është I njëjtë më regjimin e mëparshëm në vend, atë të ish kryeministrit Georgevcski në vitin 2001.

Për organizimin e protestës në Shkup, pas Prishtinës, Hagës, Tiranës dhe Strasburgut, organziatat e dala nga Lufta kanë marrë mbështetjen e kreu të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, njëherësh ish komandat i UÇK, por jo të krahut tjetër të shqiptarëve, partive nën logon e VLEN, tashmë në koalicion me VMRO-DPMNE-në.

Një ditë më parë kryeministri Mickoski deklaroj se mbështetja për udhëheqësit e UÇK-së po organizohet “për mobilizim para kongresit të partisë”, duke nënkuptuar kështu sulm ndaj Ahmetit dhe sipas tij përdorimin politik të kësaj proteste prej tij, por sipas Mickoskit do të jetë e vështirë që nga pala tjetër të gjejnë mbështetje, duke i dërguar atyre një mesazh.

“VLEN eshte deklaruar publikisht përmes një komunikate ku shprehen se kundershtojne perdorimin e emrit te UCK për të mbuluar deshtimet, aferat dhe friken nga zhdukja politike, nje sulm i drejtperdrejt ndaj Ahmetit dhe partise se tij dhe një qëndrim në të njejtën linjë me kryeministrin e maqedonise se veriut, duke deshmuar edhe njehere përçarjen e shqiptatareve në këtë shtet.”

Protesta në Shkup, si të tjerat më herët, sipas organizatorëvë do të jetë paqësore dhe synon mbështetje morale mbarëkombëtare për udhëheqësit e UÇK-së të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe pengim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!