Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“VLEN, nën dirigjimin e Mickoskit”/ Protesta pro UÇK në Shkup, Selimi: VLEN nuk gjeti guximin, gabim i madh…

schedule17:33 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 17:33 - 5 Dhjetor, 2025

Organizata e Veteranëve të Luftës të ushtrisë çlirimtare të Kosovës do të mbajnë protesten e tyre të rradhës në Shkup me datë 13 dhjetor, ora 13 në sheshin Skenderbeu, edhe pse kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Mickoski.

Gazetari Sefer Selimi tha për Ballkan Update se VLEN ka zgjedhur të vihet nën dirigjimin e Hristijan Mickoskit, duke u larguar nga vlerat e pranuara ndërkombëtarisht. Selimi u shpreh se Ali Ahmeti ka të drejtë morale dhe politike të flasë në emër të UÇK-së, e cila i përket të gjithë shqiptarëve. Sipas tij, heqja dorë nga kjo e drejtë është e dëmshme për vetë VLEN-in.

“VLEN vendosi të jetë në dirigjim të Mickoskit, duke u ndarë nga vlerat e konfirmuara ndërkombëtarisht. Reagimi i Mickoskit ishte i pritshëm, pasi ai është një politikan që ka treguar se vlerat e shqiptarëve nuk i ka shumë për qejf dhe Maqedoninë e sheh si shtet të maqedonasve dhe jo të qytetarëve të saj.

Edhe kësaj radhe, VLEN nuk gjeti guximin, por gjeti arsye për të relativizuar dhe për të mos u bashkuar.

Është e pamohueshme që Ali Ahmeti ka të drejtë morale dhe politike të thirret në emër të UÇK-së. UÇK-ja i përket popullit të Kosovës dhe shqiptarëve, si një nga angazhimet më të rëndësishme politike e ushtarake, që është paguar me sakrificat e një gjenerate.

Të lësh ekskluzivitetin e UÇK-së një partie politike është më e dëmshme për ata që heqin dorë. Vlerësoj se ky është një gabim i madh i VLEN-it.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!