Suedia ka njoftuar se do të heqë gradualisht ndihmën e zhvillimit për pesë vende gjatë viteve të ardhshme, ndërsa fondet do t’i përdorë për të rritur mbështetjen ndaj Ukrainës.
Sipas qeverisë suedeze, ndihma do të ndërpritet për Zimbabwen, Tanzaninë, Mozambikun, Liberinë dhe Bolivinë. Dousa deklaroi se Ukraina mbetet prioriteti kryesor i politikës së jashtme dhe ndihmës ndërkombëtare të Suedisë, ndaj fondet do të rriten në rreth 1.06 miliard dollar në vitin 2026.
Sipas qeverisë, këto masa do të lirojnë më shumë se 2 miliardë dollar gjatë dy viteve të ardhshme, të cilat do të përdoren për projekte në Ukrainë, përfshirë rindërtimin e infrastrukturës energjetike.
Që nga ardhja në pushtet në vitin 2022, qeveria aktuale ka reduktuar ndihmën për më shumë se dhjetë vende të tjera, përfshirë Burkina Fason dhe Malin. Suedia ka qenë një nga donatorët kryesorë të ndihmës zhvillimore dhe humanitare, me një buxhet prej 56 miliardë dollaresh në vit gjatë tre viteve të fundit.
Por qeveria ka paralajmëruar se nga viti 2026 deri në 2028, ky buxhet do të ulet në 53 miliardë korona në vit, ndërsa një pjesë e fondeve do të përdoret edhe për kostot e imigracionit dhe riatdhesimit të migrantëve. / abcnews.al /

