Opozita komode e deputetëve demokratë.
Lefteri Luzi, ish kryetarja e KQZ, e propozuar nga votuar nga qeveria Berisha në 2012, zgjidhet Komisionere për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil për një mandat pesë vjeçar.
E mbështetur me firmat e deputeve të PD-së dhe e votuar nga socialistët, ish drejtoresha e kuvendit, do të zëvendesojë në këtë pozicion Pranvera Strakoshën.
Në votimin e fshehtë, ajo mori 79 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër. Në procesin e votimit shumica e demokratëve nuk morën pjesë në votim, me përjashtim të Bujar Leskajt, Tritan Shehut, Greta Bardelit dhe Arjan Ndoj.
Por edhe pse u zgjodh me votat e socialistëve, kandidatura e Luzit, shkoi në seancë me firmat e demokratëve, me në krye Jozefina Topallin, ish shefen e saj në krye të kuvendit, e cila nuk humb rast për të valëvitur flamurin e opozitarizmit. Por i duhet, nuk nguron të jetë pjesë e paktit. Si në këtë rast, kur Luzi, zgjidhet në krye të Shërbimit Civil, me firmat e demokratëve dhe votat e socialistëve.
Luzi u zgjodh kryetare e Kqz në 2012 nga demokratët, ndërsa ishin po këta që skualifikuan nga gara për një mandate të dytë në 2017.
Asokohe, do ti ishte Ilir Meta, që do e rikthente sërish në Kuvend, duke i dhëne postin e drejtoreshes së Shërbimeve të Komisioneve Parlamentare, pozicion që do e mbante edhe gjatë drejtimit të Kuvendit nga socialistët./abcnews.al

