Bashkimi Europian do të përdorë satelitë me rezolucion të lartë dhe dronë të teknologjisë së fundit për të luftuar trafikun e drogës në kufijtë e tij.
Komisioni Europian prezantoi këtë të enjte planin e tyre të ri të veprimit dhe rregullat e reja për monitorimin e Substancave narkotike që qarkullojnë brenda unionit 27 anëtarësh.
Komisioneri i Çështjeve të Brendshme, Magnus Brunner, deklaroi se BE-ja nuk do të tolerojë rrjetet kriminale që furnizojnë qytetet me drogë te llojeve te ndryshme dhe nxisin akte dhune.
Plani do ti japë pritoritet bashkëpunimit mes doganave të vendeve anëtare dhe kompanive private të shpërndarjes së pakove të ndryshme për të rritur zbulimin e qarkullimit të drogerave të ndryshme. Europol do të forcojë mbikëqyrjen e tregjeve dixhitale dhe do të koordinojë hetimet ndërkufitare për çmontimin e rrjeteve kriminale.
Agjencia e Bashkimit Europian për Trafikimin e Drogës deklaroi do të angazhohet për të zbuluar substancat e reja që qarkullojnë brenda unionit si dhe do të lëshojë paralajmërime të shpejta mbi rreziqet e drogërave sintetike. Roli më I rëndësishëm në planin e ri do të jetë ai i Frontex qe do të rrisë kontrollin e kufijve të jashtëm me pajisje moderne vëzhgimi, përfshirë dronë dhe satelitë.
Sipas Agjencisë se Bashkimit Europian për Trafikimin e Droges, kokaina mbetet droga më e shpërndarë në Europë, me 419 tonë të kapur në vitin 2023. Përdorimi i kokainës është rritur dhe 2.7 milionë të rinj europianë raportuan konsumimin e saj vitin e kaluar. Një sfidë e madhe janë edhe drogat sintetike, me rreth 500 laboratorë të paligjshëm që zbulohen çdo vit dhe që prodhojnë sasi të mëdha mbetjesh toksike.

