Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Izraeli do të hapë pikëkalimin e Rafahut në ditët e ardhshme

schedule08:48 - 4 Dhjetor, 2025

schedule 08:48 - 4 Dhjetor, 2025

Izraeli njoftoi për një hapje të pjesshme të pikëaklimit kufitar të Rafahut, që lidh Rripin e Gazës me Egjiptin si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Megjithatë, pikëkalimi do të hapet vetëm për palestinezët që duan të largohen nga territori.

“Në përputhje me marrëveshjen e armëpushimin dhe nën udhëzimin e spektrit politik, pikëkalimi i Rafahut do të hapet në ditët në vijim ekskluzivisht për daljen e banorëve nga Rripi i Gazës për në Egjipt”, tha COGAT, që është autoritet përgjegjës për zbatimin e politikave izraelite në territoret palestineze.

“Dalja e banorëve përmes pikëkalimit të Rafahut do të lehtësohet përmes koordinimit me Egjiptin, pas miratimeve të sigurisë të bëra nga Izraeli dhe nën mbikëqyrjen e misionit të Bashkimit Evropian”, u tha në njoftim.

Megjithatë, në një njoftim të Shërbimit për informim shtetëror të Egjiptit u mohua koordinimi me Izraelin për hapjen e kufirit në Rafah në ditët në vijim.

Duke cituar një burim zyrtar egjiptian, agjencia deklaroi se, në rast të një marrëveshjeje për të hapur pikëkalimin, qarkullimi kufitar do të zhvillohej në të dy drejtimet – si për hyrje, ashtu edhe për dalje nga Rripi i Gazës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!