Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gjuha shqipe nuk harrohet”/ Shkolla shqipe ‘Korabi’ në Bolonja, mësuesit: Gjuha e nënës nis nga familja

schedule22:23 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 22:23 - 3 Dhjetor, 2025

Shkolla ‘Korabi’ është një investim që shoqata me të njëjtin emër ka ngritur në Bolonja të Italisë, për të gjithë fëmijët shqiptarë që jetojnë atje.

“Në Itali kam 31 vite, punojmë me kompani shqiptare në fushën e ndërtimit. Iniciativa për shoqatën u nis para tre vitesh. Ishte diçka shumë e rëndësishme, shpresojmë që kjo ëndërr e vogël të bëhet sa më e madhe. Është ëndërr e prindërve tanë që edhe fëmijët e tyre të komunikojnë në shqip”, thotë Astrit Bërxulli, një prej anëtarëve të shoqatës.

Për Julian Seferin, gjithashtu pjesë e shoqatës ‘Korabi’, të gjithë po mundohen të japin maksimumin për komunitetin shqiptar atje.

“Jetoj në Bolonja prej 27 vitesh. Ideja për shoqatën ishte e disa prej pjesëtarëve të shoqatës, shpresoj ta shtojmë sa më shumë grupin e Korabit. Ishte dicka emocionale. Të gjithë po mundohemi të japim maksimumin tonë duke nisur nga gjërat më të vogla. Kursi i gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë të Bolonjës, mund të duke e vogël, por ka peshë të madhe. Shpresojmë të nxisim edhe komunitete të tjera shqiptare që pak a shumë të ndjekin hapat tanë, shpresojmë të japim një shembull të mirë”-thotë ai.

Dy prej mësueseve të kësaj shkolle, Valbona Toçi dhe Aurela Poti,

“Prej 2019 punoj në Itali si edukatore në shkollat shtetërore italiane. Sa i përket shkollës shqipe, kërkoj t’i japim një stimul të ecim përpara, për mësimin e shqipes. Gjuha e nënës nis nga familja, sidomos për fëmijët e lindur në Itali, që për ta gjuha shqipe është gjuhë e dytë,” tha ajo.

“Jo gjithmonë është e lehtë, pasi fëmijët janë të lindur në Itali dhe jo të gjithë e flasin gjuhën shqipe, por që me vullnetin e tyre do ecin përpara.”

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!