Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Moment delikat, po goditet ligji”, Çupi: Gjyqtarët po kapen duke rrëzuar shtetin

schedule21:01 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 21:01 - 3 Dhjetor, 2025

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Real Story”, komentoi deklaratën e kongresmenit amerikan, duke e interpretuar si kritikë ndaj sistemit të drejtësisë në vend. Çupi tha se gjyqtarët po “rrëzojnë shtetin” dhe se kanë gjetur terren për ta bërë këtë.

Ai shtoi më tej se nuk ka personalitete ligjore dhe se vendi ndodhet në një moment tepër delikat.

“Është koha kur kjo ushtri e të këqinjve ndaj Shqipërisë është bërë e mençur. Gjyqtarët janë në vijën e parë dhe në pozicionin ku po kapen duke rrëzuar shtetin. Ata ndodhen në një moment delikat, ku po godasin Republikën, që është vetë ligji.

Nëse duan të godasin drejtësinë, atëherë kanë goditur edhe elementët e tjerë të shtetit. Kanë gjetur terren ku, vërtetë, trupa e gjyqtarëve ose është e re, ose e pakujdesshme, ose e edukuar “mal pas mali”. Nuk kemi personalitete ligjore. Ka rrjedhur kultura juridike dhe po rrjedh në turbinat e drejtësisë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!