Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

schedule20:23 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 20:23 - 3 Dhjetor, 2025

Kongresmeni amerikan Keith Self ka ngriti shqetësime për reformën në drejtësi.

Ai nënvizoi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur ndërsa thotë se rezultat aktuale ngrenë pikëpyetje nëse qytetarët po marrin drejtësi të paanshme.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News , ish-prokurori Ervin Karanxha tha se deklaratat dhe kritikat e kongresmenit amerikan janë tërësisht të vërteta.

Ai u shpreh se qytetarët po vdesin pa marrë drejtësi. Gjatë intervistës, theksoi se qytetarët kanë humbur aksesin në drejtësi, përveçse kanë distancë të largët me gjykatën, por edhe pamundësinë për të realizuar të drejtën.

Ai u shpreh se shteti duhet të marrë masa sepse pushteti gjyqësor është shumë i rëndësishëm.

“SHBA-të janë aleati ynë kryesor. Këto që thotë kongresmeni amerikan janë të vërteta. Reforma në drejtësi ka pasur kur nisi në fillim pika e parë ishte korrupsioni, pika e dytë mungesa e pavarësisë të gjyqtarëve e prokuroreve, tej zgjatja e afateve të dhënë në drejtësi , standardet e ulëta etike të prokurorëve…dhe aksesi i pamjaftueshëm në sistemin e drejtësisë. Mendoj që një pjesë e mirë nuk janë realizuar. Qytetarëve shqiptar duhet t’i jepet e drejta e tyre në një kohë të arsyeshme. Është emergjencë kombëtare. Kur bie gjyqësori që qytetarët nuk realizojnë të drejtën e tyre. Atëherë ky është alarm kombëtar. Shumë shqiptarë po vdesin dhe nuk po marrin drejtësi. Nganjëherë propaganda ngatërron reformën në drejtësi me SPAK dhe GJKKO. 98 % e qytetarëve shqiptarë kanë humbur aksesin në drejtësi”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!