Në mbledhjen e sotme qeveria vendosi emërimin e Xheni Beqajt,drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kompetencave, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave vendosi sot që Xheni Beqaj të emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

