Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Misteri 500-vjeçar i ikonës së Donika Kastriotit / Mira Meksi zbardh sekretin që sfidon historinë shqiptare

schedule09:11 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 09:11 - 3 Dhjetor, 2025

Në një lidhje të veçantë për “ABC e Mëngjesit”, shkrimtarja e mirënjohur Mira Meksi prezantoi romanin e saj më të fundit, “Ikona e Plagosur”, një vepër që futet thellë në heshtjen pesëshekullore të historisë shqiptare. Në qendër të librit qëndron ikona bizantine e Donika Kastriotit, bashkëshortes së Gjergj Kastriotit, e cila, sipas autores, mban në trupin e saj një të fshehtë që prej 500 vitesh. Një mister që prek jo vetëm familjen Kastrioti, por edhe vetë identitetin e Arbërisë.
Meksi rrëfen se në vitin 1997 dy historianë të mesjetës shqiptare nisin një ekspeditë të pazakontë në kërkim të gjurmëve të ikonës. Udhëtimi i tyre kaloi nëpër Napoli, Valencia dhe më pas në zemrën enigmatike të Malit të Athosit. Aventura e tyre shoqërohet nga episode halucinante, pengesa të çuditshme dhe situata që shpesh i ngjajnë një labirinti të lashtë ku historia dhe miti përplasen.
Ngjarja e romanit ndërlidhet me legjenda të vjetra, dashuri të pamundura, betime të shekujve dhe figura që sfidojnë kohën. Protagonistët e historisë kalojnë përmes portave të hapësirës dhe kohës, duke udhëtuar mes manastirit të Trinisë së Shenjtë në Valencia dhe atij të Hilandarit në Athos, vende ku heshtja ruan më shumë sekrete se arkivat.
E gjithë rrëfimi trupëzon një trill magjik romanor, një ngjizje mes realitetit dhe fantazisë që Meksi e përdor për të zhbërë fijet e misterit të ikonës së Kastriotëve. “Ikona e Plagosur” vjen si një roman i rrallë, i përmasave të veçanta, një prej veprave më intriguese në krijimtarinë e një prej ikonave të letërsisë shqiptare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!