Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Salianji të ruhet nga Berisha”/ Gazetari Mahmutaj: Të gjithë ata që kanë tentuar ta rivalizojnë Berishën nuk janë gjallë!

schedule23:45 - 2 Dhjetor, 2025

schedule 23:45 - 2 Dhjetor, 2025

Gazetari Fatos Mahmutaj, në një intervistë në “Ora e Fundit”, foli për lëvizjen e Ervin Salianjin për takimin me më të votuarit.

Gazetari u shpreh se Berisha e konsideron si pronë personale partinë, dhe shtoi se Salianji duhet të tregohet i kujdesshëm pasi të gjithë personat që kanë tentuar ta rivalizojnë Berishën nuk janë gjallë.

Ai u shpreh se Salianji po përpiqet ta rinovojë PD pasi që nga 2013 situata në këtë parti është përkeqësuar.

“Shpresoj që Salianji të mos ketë fatin e tyre që janë përpjekur t’i bëjë rivalitet Sali Berishës. Sepse të gjithë kanë vdekur. Duke e parë nga jashtë PD, do thoja që Salianji duket më i pjekur politikisht se Berisha sepse po mbledh emra që kanë mbledhur më shumë në zgjedhjet e fundit. Por kuptohet që Berisha me klanin e vet nuk i shikonte se figura që mund t’i kishte nën kontroll. Me thoni një emër përveç Lulzim Bashës, që kanë tentuar ta rivalizojnë Berishën dhe janë gjallë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!