Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lëvizjet e Salianjit trembën Berishën dhe klanin e tij”, Bejko: Brenda PD ka disa fraksione, të cilat po…

schedule20:45 - 2 Dhjetor, 2025

schedule 20:45 - 2 Dhjetor, 2025

TIRANË- Analisti Roland Bejko i pranishëm në “Real Story” u shpreh se lëvizjet e Ervin Salianjit i kanë bërë nder Berishës, sepse lëvizjet e tij e detyruan drejtuesin e PD të zbresë në terren dhe të mbajë takimet me njerëzit.

Ai theksoi se edhe pse zbriti në terren, Sali Berisha nuk tha asgjë konkrete për ta nxjerrë Partinë Demokratike nga kriza ku ajo ndodhet.

“Në këtë moment flasin natyrisht që i ka bërë nder dhe i bën nder Berishës, sepse u desh të pihej ajo kafe që Berisha të dilte ai i parë dhe të zbriste në bazë për të mos thënë asgjë, sepse me sa dëgjuam ai nuk tha asgjë. Foli për Kosovë, foli për Amerikën.

Foli për gjithçka, foli për seksin e engjëjve, por nuk foli për problem real të PD dhe të tij. Nëse pretendon të nisësh foltoren 2, ti duhet të flasësh çfarë bërë për premtimet e të parës. Nuk merr dot asnjë vlerë, sepse ai nuk po thotë asgjë. Ai aty ka del për të zënë radhën”, tha ai.

Gjatë diskutimit në studio, Bejko u shpreh se “kafja” e Ervin Salianjit me aktorët të tjerë të PD e kanë shqetësuar shumë Berishën dhe klanin që e mbështet atë.

“Në momentin që zotërinjtë pinë kafe, realisht ata u shqetësuan shumë. Berisha dhe klani i tij i ngushtë, sepse ata e kuptuan se ata kanë më shumë besim te elektorati. Kriza më e madhe që ka sot PD është kriza e besimit, sepse demokratët e kanë humbur besimin te Berisha dhe te grupi i tij i ngushtë zotërinjtë dhe zonjat që u mblodhën aty , janë ata të cilët nuk e kanë konsumuar atë besim të fituar se nuk janë provuar dhe nuk kanë mandate. Kjo i trembi ata”, tha ai.

Më tej, Bejko theksoi se në Partinë Demokratike ka disa fraksione, të cilat siç pohoi ai dallohen lehtësisht pasi mbrojnë teza të ndryshme në studiot televizive.

“Në orën 23:00, ishin tre kategori të ndryshme që përfaqësojnë PD në tre studio të ndryshme. Realistët që përfaqësoheshin nga Ilir Alimehmeti te një televizion, ishin berishistët që përfaqësoheshin nga Flamur Noka në një televizion, ishin konformistët që përfaqësoheshin nga Gazment Bardhi dhe idealistët që i ndiqni nga divani. Çfarë bën Berisha kur ka grupe të tilla? Merr listën dhe shikon cilat janë dobësitë e atyre që janë në listë dhe në bazë të dobësive ndërton suksesin e vet.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!