TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në “Real Story” tha se është fatkeqësi e madhe kur shikon gjendjen ku është futur Partia Demokratike dhe opozita në tërësi.
Ai theksoi se “kafja e mortit” në PD është aty që prej vitit 2013, kohë kur Partia Demokratike humbi zgjedhjet e përgjithshme.
Sipas tij, Berisha nuk mund të vijojë me mbajtjen e “Foltores” numër dy, kur nuk ka përmbushur ende premtimet e “Foltores” së parë.
“Është fatkeqësi në situatën në të cilën ndodhet PD në veçantë dhe opozita në tërësi, Foltorja numër dy që kërkonte bëjë Berisha. Salianji ka bërë burg për PD dhe për opozitën.
Këto shqetësohen për kafen e 20 demokratëve normalë dhe nuk shqetësohen për “kafen e mortit” që është në derën e PD qysh nga 2013, dhe vazhdon sot e kësaj dite kjo “kafe morti” dhe i vetmja fuqi që i ka ngelur Berishës dhe entuarazhit të tij është të luftojnë apo të përjashtojnë njerëzit brenda PD që ë mendojnë ndryshe.
Kjo është e tmerrshme. Fati i madhi Ramës është që ka Sali Berishën dhe enturazhin e tij përballë, Nuk beson njeri dhe prandaj sheshet nuk mbushen dhe ato janë bosh. Përçmohesh nga njerëzit dhe vret dhe shpresën.
Si mund të ngresh “Foltoren’ numër dy kur ti nuk ke përmbushur premtimet e Foltores 1? Gjërat duhet ti marrim me radhë. Një parti ekziston dhe punon për të fituar në sajë të strukturave, sot strukturat e PD janë inekzistente një pjesë s’kanë eficencë”, tha ai./abcnews.al

