Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet Federica Mogherini/ Bruksel, dyshime për abuzim me fondet e BE, në hetim për mashtrim

schedule13:30 - 2 Dhjetor, 2025

schedule 13:30 - 2 Dhjetor, 2025

Zyrtarja e lartë europiane Federica Mogherini, është arrestuar në Bruksel si pjesë e një hetimi për mashtrim të lidhur me programet e trajnimit për diplomatët e rinj europianë dhe lëvizje të dyshimta të fondeve.

Mogherini është aktualisht Rektore e Kolegjit të Europës dhe ka qenë përfaqësuese e Lartë e Unionit për politikën e jashtme dhe ishte në krye të shërbimit në fjalë midis viteve 2014-2019.

Zyrtarja e lartë europiane u bë rektore e kolegjit në shtator të vitit 2020 dhe drejtoreshë e akademisë diplomatike europiane dy vite më vonë në gusht.

Veç saj janë ndaluar edhe dy persona të tjerë dhe policia belge bastisi zyrat e Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm, krahu diplomatik i bllokut.

Prokurorët po hetojnë rrethanat që lidhen me blerjen e një ndërtese prej 3.2 milionë eurosh në Bryzh, e cila shërben si vendbanim për diplomatët që ndjekin akademinë.

Kolegji i Europës e bleu këtë ndërtesë në vitin 2022, edhe pse ishte në mes të vështirësive financiare dhe pak para Shërbimi I veprimit të Jashtëm i bllokut të publikonte një tender që i dha këtij institucioni 654 mijë euro financim.

Hetuesit po shqyrtojnë pretendimet se përfaqësues të Kolegjit mund të kenë pasur informacione konfidenciale në lidhje me tenderin, i cili duhej të mbetej i fshehtë për të garantuar një konkurrencë të drejtë mes institucioneve që synonin të prisnin akademinë e re të diplomatëve.

Ambientet e Kolegjit të Europës në qytetin e Bryzh, i cili merr fonde nga institucionet e Bashkimit Europian, u kontrolluan gjithashtu si pjesë e operacionit.

Ngjarjet e dyshuara datojnë që nga periudha 2021-2022 dhe krimet përfshijnë mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.

Aktualisht në krye të Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm është Kaja Kallas, e cila mori detyrën në dhjetor të vitit 2024./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!