Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sondazhi/ Meçe: Në Shqipëri, militantët janë me shumicë. Lami: Nuk është thyer ende mbipartizimi

schedule22:23 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 22:23 - 1 Dhjetor, 2025

Zëri i Shqiptarëve ka publikuar këtë të hënë rezultatet e sondazhit të radhës në ABC News. 1,252 banorë të rritur të vendit përbëjnë kampionin e kësaj të hëne. “A jeni aktualisht i/e zhgënjyer nga dy partitë kryesore, PS dhe PD?” ishte pyetja e parë e këtij sondazhi, ku 53.9% e të anketuarve janë përgjigjur me JO.

Analisti Arben Meçe tha se fakti që zhgënjimi nga partitë politike anon kryesisht nga “jo”, tregon se në Shqipëri militantët janë në shumicë. Meçe shtoi më tej se ata që shprehin pakënaqësi nuk do të thotë se do të refuzojnë të votojnë.

“Qoftë PD dhe qoftë PS kanë probleme serioze mes tyre; prisja që zhgënjimi nga partitë të ishte më i madh. Fakti që zhgënjimi nga partitë është ‘jo’, tregon që militantët në Shqipëri janë me shumicë. Vetëm çereku i atyre që janë të zhgënjyer janë të lidhur me partitë e mëdha.

Rrjedhja është çereku i tyre që janë zhgënjyer. Vërtet kanë ikur 25% dhe 46.1% e votuesve thonë ‘jo’. Ata shprehin pakënaqësi, por kjo nuk do të thotë se nuk do të votojnë.”

Analisti Roland Lami tha se në Shqipëri ende nuk është thyer dhe kapërcyer mbipartizimi në vend. Ai u shpreh se shumica e shqiptarëve vazhdojnë të besojnë te dy partitë kryesore dhe se kjo është një mundësi e artë për partitë e reja për të krijuar një realitet të ri politik.

“Në 34 vite nuk e kemi thyer mbipartizimin në Shqipëri. Shumica e njerëzve ende besojnë te dy partitë kryesore. Ka një rrjedhje të caktuar nga dita e zgjedhjeve dhe deri tani nga dy partitë e mëdha.

Është një mundësi që partitë e tjera të përfitojnë nga këto rrjedhje dhe mbetet për t’u parë nëse po e shfrytëzojnë këtë situatë. Kjo mund të krijojë një realitet të ri politik.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!