TIRANË– Gjatë një interviste për median austriake, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh se Brukseli duhet të komunikojë me Moskën dhe se nuk duhet t’ia delegojë këtë SHBA-së.
Ai shtoi se në fund të ditës kjo duhet bërë, sepse Rusia është fqinj i Europës, jo i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se instikti i kryeministrit shqiptar ishte në drejtimin e duhur, por analiza e tij nuk ishte e duhura.
Ai theksoi se Rusia përbën rrezik për Evropën dhe kjo duhet parë me vëmendje të shtuar.
“Mendoj se Rama është duke krijuar atë mënyrën e prezantimit të vetes së tij para një audience më të gjerë, duke nënvizuar se intervista e tij për të përditshmen austriake nuk është e vetmja, kishte një intervistë të dytë me Al Jazeera, në të cilën Rama u shpreh jo vetëm me të njëjtën gjuhë, por dhe reflektoi faktin se Rusia nuk përbën një kërcenim për Evropën. Këtu do të thoja unë instikti i Ramës ishte në drejtimin e duhur, por analiza e tij ishte gabuar.
Pra, patjetër që duhet të komunikojmë më Rusinë, Evropa duhet të flasë me Rusinë, por nga ana tjetër se pse duhet ta bëjmë këtë nuk është e saktë nga z. Rama, sepse fakti është që Rusia përbën rrezik jo vetëm në aspektin jo vetëm në aspektin e një luftë racionale, por një lufte hibride, kibernetike ndaj Evropës dhe mos të harrojmë dhe kërcënimet që kanë territoret shqiptare, përfshirë këtu dhe Kosovën në lidhje me Serbinë.”, tha ai./abcnews.al

