Në një intervistë për mediat austriake, kryeministri Rama tha se Brukseli duhet të komunikojë me Moskën dhe se nuk duhet t’ia delegojë këtë SHBA-së, sepse në fund të ditës Rusia është fqinj i Europës, jo i SHBA-së.
Ish Ambasadori Roland Bimo, i ftuar në “Real Story”, tha se Rama ka marrë një iniciativë e cila duhet të jetë e koordinuar mes vendeve të ngjashme dhe se ato duhet të jenë në një gjatësi vale. Bimo u shpreh se Bashkimi Europian ka humbur kredibilitetin me Ukrainën.
“Austria nuk është neutrale; kanë qenë pjesë e Perëndimit. Duke qenë pjesë e BE-së kanë edhe detyrime ushtarake. Vlen një deklaratë e duhur nga ana e kryeministrit Rama. Pas takimit mes dy qeverive Shqipëri-Itali u tha se nuk kishin nevojë…
Shtetet e mëdha të Europës kanë humbur kredibilitet për të qenë konstruktive në propozime për të ardhmen. Rama ka marrë një iniciativë; duhet të ketë sa më shumë koordinim mes vendeve të ngjashme, të jenë në një gjatësi vale dhe kanë më shumë kredibilitet.”
Ndërkohë, drejtuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes, Glevi Dervishi, tha se kjo deklaratë, e ardhur nga një vend që ka qenë nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik, merr një tonus të veçantë. Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria ka pasur një qasje tradicionale të linjëzuar me Europën.
“Shqipëria ka pasur një qasje tradicionale, të linjëzuar me Europën për çështjet e sigurisë. Është një linjë që po merr zë brenda BE-së. Është pozitive që kjo është për të mirën e BE-së, sepse relevanca e saj ka shkuar në pikën e fundit. E ardhur nga një vend si ne, me një historik të mëparshëm me Bashkimin Sovjetik, i jep një tonus të veçantë.” / abcnews.al /

