Bylisi luan të dielën në shtëpi me Luftëtarin dhe kërkon tre pikët, që do i mbanin ballshiotët në vendin e dytë dhe do të pushonin të qetë. Trajneri Veljko Dovedan po mendon për formacionin që do të zbresë në fushë kundër gjirokastritëve.
Tre janë mungesat e sigurta te Bylisi. Mbrojtësi Franc Ymeralilaj është operuar në gju dhe me shumë mundësi e ka mbyllur sezonin. Ditmar Bicaj mbetet të shihet nëse mund të luajë këtë javë, kurse Isli Hidi dhe Edison Ndreca nuk mund të luajnë.
Portieri dhe anësori i majtë janë nënshkruar me kartonë të verdhë në sfidën e së mërkurës me Laçin dhe me katër të tillë janë të detyruar të qëndrojnë pushim dhe të presin pjesën e dytë të sezonit për të luajtur sërish. /abcnews.al