Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin/ Has, arrestohet 62-vjeçari

schedule14:06 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 14:06 - 1 Dhjetor, 2025

Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta policia arreston autorin.

Sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë Has, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Kukës, pas marrjes së njoftimit se në lagjen Nr. 1, në qytetin Krumë, një shtetas ishte goditur me mjet prerës, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, ku si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Q. C., 62 vjeç, banues në Krumë.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. C. dyshohet se, në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht.

I dëmtuari, 60-vjeçari, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale, sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!