Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vuçiç: Nga e marta, rafineria e NIS-it nuk do të funksionojë më

schedule07:32 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 07:32 - 1 Dhjetor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi më 30 nëntor se nga e marta rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) në Pançevë nuk do të funksionojë më dhe se Serbia do të duhet të “gjejë mënyra të ndryshme për të menaxhuar” situatën, raporton Beta.

Vuçic u tha qytetarëve se duhet të jenë të qetë, sepse shteti do të ketë “mjaft zgjidhje dhe mjaft para”.

Ai paralajmëroi se sot do të përpiqet të zhvillojë bisedime shtesë me amerikanët, por se nuk beson që ata do ta ndryshojnë vendimin. Vuçiç tha tashmë nuk pret që do të marrë licencë nga SHBA-ja dhe se rafineria duhet të mbyllet të martën.

Serbia më herët kishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të miratojnë licencën e punës për NIS-in, ndërkohë që po zhvillohen negociatat për ndryshimin e pronësisë në këtë ndërmarrje që është nën sanksionet e SHBA-së.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!