Një gol i japonezit Nakajima i dha fitoren Portos në ndeshjen e Kupës së Portugalisë kundër Santa Clara dhe kualifikoi “Dragonjtë e Oportos” në çerekfinale. Ndeshja ishte e fortë dhe nuk munguan as dëmtimet.
Ze Luis është golashënuesi më i mirë i Portos me 7 gola, teksa njihet edhe për veprimet e tij akrobatike. Sulmuesi nga Kepi i Gjelbërt shënoi një eurogol me roveshatë në ndeshjen e 2 dhjetorit kundër Ferreira.
Të njëjtën gjë tentoi edhe mbrëmjen e kaluar, por gaboi shënjestër. 28-vjeçari u përpoq të shënonte një tjetër gol me roveshatë, por goditi keq në kokë mesfushorin Rui Filipe.
Lojtari mik u palos në tokë, u largua nga fusha me barelë dhe përfundoi në spital. Vetëm karton i verdhë për Ze Luis, i cili duhet të tregohet më i kujdesshëm në realizimin e akrobacive. /abcnews.al
Num país onde a arbitragem não fosse controlada pelo calor da noite este Zé Luís levava uma dezena de jogos de suspensão…pelo menos #tacadeportugal @FederacaoPF @UEFA pic.twitter.com/upE5rjrsZE
— António Franco (@antonio_franco_) December 19, 2019
QUE GOLAÇO DE ZÉ LUÍS!
(via @vsports_pt)pic.twitter.com/ReeguusvF8
— B24 (@B24PT) December 2, 2019