Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina, Rama si Trump: Të flasim me Moskën! Në BE, brenda 2030

schedule14:22 - 28 Nëntor, 2025

schedule 14:22 - 28 Nëntor, 2025

Integrimi i Ballkanit Perëndimor lidhet drejtpërdrejt me sigurinë dhe unitetin e Europës. Në një intervistë për median austriake, Die Presse, kryeministri Edi Rama rikonfirmoi angazhimin për anëtarësim brenda 2030. Ai thotë se ndryshe nga e shkuara kur përballej me vetot e shteteve anëtare, tashme Tirana ka mbështetjen e Brukselit. Megjithatë, prioritet mbetet tranferimi I njohurive nga kontinenti i vjetër.

“Nuk e bëjmë këtë “detyrë shtëpie” për t’i kënaqur ata. E bëjmë këtë detyrë për të ndryshuar Shqipërinë dhe për ta bërë Shqipërinë më evropiane, më demokratike, më të bazuar në institucionet e veta dhe jo tek personalitetet e veta.”

Rama komentoi edhe projektin e Jared Kushner në ishullin e Sazanit. Kryeministri tha se miqësia me dhëndrin e Trump do të mbijetojë përtej mandatit të presidentit amerikan në Shtepinë e Bardhë. 

“Mendoj se ky është një investim dhe kjo është një miqësi që zgjat shumë kohë, prandaj do të mbijetojë edhe pas Trump-it, kështu që nuk është aspak një miqësi politike. Kjo ishte ajo që thashë atëherë, dhe kjo është ajo që po them tani.”

Sa i përket përplasjeve politike në SHBA mes Donald Trump dhe Xhorxh Soros, Rama tha se preferon të mos komentojë apo të përfshihet në këtë debat. Ndonëse e cilëson Shqipërinë, shtëpinë e të gjithë miqve të saj.

“Më pyetët për Kushner dhe Soros. Po, të dy janë miq. Mund të mos e pëlqejnë njëri-tjetrin, megjithëse nuk jam i sigurt. Megjithatë, bëhet fjalë për ta. Nuk bëhet fjalë për mua. Nuk është puna ime të gjykoj, nuk është puna ime të jem pjesë e kësaj. Kjo është Shqipëria dhe kjo është shtëpia për të gjithë miqtë që kemi. Pra, të dy janë në shtëpi këtu”

E ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë angazhuar në negociata mes Rusise dhe Ukrainës, Rama I sugjeron Brukselit të komunikojë me Mosken dhe mos e delegoi politikën e jashtme.

“Kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, mendoj se Bashkimi Evropian duhet të flasë me Rusinë. Dhe nuk duhet të vazhdojë t’i delegojë politikën e vet të jashtme në Uashington, sepse në fund të ditës, Rusia është fqinj i Bashkimit Evropian, jo fqinj i Shteteve të Bashkuara.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!