Barcelona-Real Madrid krijon gjithmonë polemika. Kësaj radhe ishte klubi madrilen që u ankua për mungesën e përdorimit të VAR-it, ndërsa Ernesto Valverde ka reaguar në lidhje me këtë temë.
Trajneri i Barcelonës e merr me sportivitet në konferencën për shtyp dhe thekson se gjithmonë do të ketë ankesa dhe ekipe që protestojnë në lidhje me vendimet e arbitrave dhe VAR-in.
“Polemikat nuk përfundojnë me përdorimin e VAR-it. Mosmarrëveshjet janë pjesë e këtij sporti. Teknologjia mund të japë një dorë, por ai që fishkëllen dhe vendos është arbitri. Ndonjëherë ankohen disa, e ndonjëherë të tjerë.
Kështu do të jetë edhe në vitin 2020. Javën e ardhshme do të ankohet një tjetër skuadër, tashmë ka disa klube që e kanë bërë diçka të tillë. Kjo situatë do të vazhdojë, askush nuk është i pagabueshëm“, përfundon Ernesto Valverde. /abcnews.al