Në emisionin “Real Story” në ABC News, lidhur me dosjen e “21 Janarit” ish-ministri i Brendshëm Bajram Yzeiraj, avokati Edmond Petraj dhe analisti Arben Meçe analizuan rolin e Gardës së Republikës dhe urdhrat e dhënë ditën e ngjarjes.
Yzeiraj theksoi se “drejtori i Gardës ka qenë në dilemë dhe nën presion”, duke shtuar se “fakti që dha urdhër për të qëlluar tregon se nuk e njeh legjislacionin”.
Avokati Petraj e cilësoi përdorimin e armëve luftarake “alogjik”, ndërsa Meçe nënvizoi se “armët kanë qenë kallashnikov dhe urdhri për të shtënë i është dhënë një strukture të posaçme”.
Bajram Yzeiraj: Drejtori i Gardës ka qenë në dilemë. Fakti që dha urdhër për të qëlluar urdhër për të qëlluar do të thotë që nuk e njeh legjislacionin. Por, përse dha urdhër?! Ka qenë në dilemë, ka qenë në presion. Kujtoni shtatorin 1998 ka qenë situata më e rëndë dhe nuk u qëllua me armë.
Edmond Petraj: Jemi në kuadër të tjera. Në këto kushte protestuesit kanë qenë të pabarabartë. Mua më duke alogjikes se si në një protestë mund të përdorësh armë luftarake, kallashnikov, që sot po përdoren nëpër fushëbeteja.
Arben Meçe: Armët kanë qenë armë kallashnikov. Për gati 10 minuta Grada qëllonte. Ne ngatërrojmë gardën e cila ka qenë me kallashnikov, por ata qëlluan ishin me armë. Ky urdhër i është dhënë një strukture të posaçme. I është dhënë një strukture, që ka nuk ka qenë me Gardën, por për të bërë këtë është zgjedhur një strukturë. Urdhri iu është dhënë personave të caktuar./abcnews.al

