Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova një muaj larg zgjedhjeve/ Shala: Vetëvendosje do të ketë rënie. Qeverisja e Kurtit, performancë negative

schedule17:33 - 26 Nëntor, 2025

schedule 17:33 - 26 Nëntor, 2025

Kosova do të mbajë zgjedhjet e dyta për qeverinë brenda këtij viti. Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku dështoi formimi i qeverisë, në 28 dhjetor do të mbahet ‘raundi i dytë’ për qeverinë e re.

Analisti Azdren Shala tha për ‘Ballkan Update’ se këto zgjedhje nuk do të kenë ndonjë rezultat ndryshe dhe se Vetëvendosje do të ketë rënie. Më tej, Shala tha se vendimi i Haradinajt për të kandiduar vetë në zgjedhje ishte i duhur dhe se në këto 5 vite të qeverisjes së Kurtit, qytetarët kanë kuptuar se është vetë Albini problemi për çdo zgjidhje.

“Partitë politike duhet të kenë një bazë ideologjike dhe moral. Partitë nuk kanë moral. Qytetarët duhet të shohin që duhet të kenë moral në politikë. Për AAK është më e shëndetshme të futet vetë në zgjedhje Ramush Haradinaj. AAK ka për të qenë pjesë e kuvendit dhe ka për të performuar më mirë. Është më parimore të paktën politikisht.

Vetëvendosje nuk do 48 deputetë, do më shumë se aq sepse sot do të kishim qeveri, për tu përsëritur rezultati i 2021 është e pamundur pavarësisht tendencave për të nxitur diçka të re.

Tani kemi 5 vite performancë negative të Kurtit dhe se kanë kuptuar që është problemi për çdo zgjidhje. Rezultati ka për të qenë pak a shumë e njëjtë, Vetëvendosja do të ketë rënie.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!