Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Telefonata Witkoff-Ushakov/ I dërguari i Trump këshilla rusëve: Propozoni një plan

schedule14:23 - 26 Nëntor, 2025

schedule 14:23 - 26 Nëntor, 2025

Detajet e reja që kanë dalë në dritë në lidhje me marrëdhëniet e zyrtarëve të lartë amerikanë me Moskën, kanë ngritur shqetësime sa i përket procesit të paqes në Ukrainë.

Transkripti i një telefonate mes Steve Witkof, i dërguari për Lindjen e Mesme dhe Juri Ushakov, këshilltar i lartë i Vladimir Putin, ka ngritur dyshime për prapaskena të mëdha në lidhje me marrëveshjet dhe negociatat.

Në bisedën mes të dyve, Uitkof këshillon palën ruse, se si Vladimir Putin duhet t’i propozojë Presidentit Donald Trump një marrëveshje paqeje për Ukrainën.

Biseda telefonike ndodhi në mesin e tetorit dhe duket se tregon origjinën e propozimit prej 28 pikash që u pa si një dhuratë për Moskën.

Sipas transkriptit, Witkoff tha gjatë telefonatës se beson që Rusia, e cila filloi luftën në Ukrainë në vitin 2022, gjithmonë ka dashur një marrëveshje paqeje dhe se ai ka respektin më të thellë për Presidentin Putin.

I dërguari amerikan këshillonte gjithashtu Ushakoc që Putin duhet ta lavdërojë Trump gjatë një telefonate mes tyre e sidomos për armëpushimin në Gaza dhe t’i thotë se e respekton që ai është një njeri i paqes.

Witkoff gjithashtu sugjeroi krijimin e një plani paqeje me 20 pika për Ukrainën, si në rastin e Gazës dhe kërkoi që Putin ta diskutojë këtë me Trumpin.

Ajo që bie në sy nga kjo bisedë është se Witkof sugjeron shkëmbim territoresh, me Rusinë që merr Donetskun dhe ndoshta zona të tjera.

Madje udhëzimet e tij përfshinin sugjerimin që Moska të organizonte një telefonatë Trump-Putin përpara se Zelensky të vizitonte Shtëpinë e Bardhë. I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë komunikim, Trump tha se nuk e kishte dëgjuar, por e quajti një formë standard negocimi.

Kur u pyet nëse ishte i shqetësuar që Uitkof është shumë pro-rus, Trump nuk u përgjigj por u ndal te kostot e luftës.

Biseda mes Witkof dhe Ushakov behet publike në një kohë kur ka pasur dyshime se plani amerikan i paqes mund të jetë hartuar nga Moska. Mediat e huaja raportojnë se propozimi me 28 pika, u bazua në një dokument të shkruar nga rusët, të dorëzuar administratës Trump në tetor.

Rusët e ndanë dokumentin, i cili përshkruante kushtet e Moskës për t’i dhënë fund luftës, me zyrtarë të lartë amerikanë në mesin e tetorit, pas një takimi mes Trump dhe Zelensky në Uashigton.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!