Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ekstremistët kishin humbur nga radarët”/ Karamuço: Do krijonin celulë terroriste, policia nuk dinte vendndodhjen e tyre

schedule23:39 - 25 Nëntor, 2025

schedule 23:39 - 25 Nëntor, 2025

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se dy terroristët në Orosh, Juljan Çumrraku dhe Hamza Uka, kishin humbur nga radarët e policisë, teksa ishin në kërkim.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se ata do krijonin celulë terroriste.

“Duhet saktësuar diçka, policia ka qenë e shqetësuar kohët e fundit, këto persona të skeduar kishin humbur nga radarët. Kishte filluar një formë e kërkimit të tyre, por pa rënë në sy. Ata kanë rezistuar, në ato moment është njoftuar drejtori i qarkut. Është njoftuar drejtori Proda për arrestimin e tyre. Ishin të skeduar, rrezikshmëria e lartë, ishte për shkak të eksperiencës së tyre komando, në Irak dhe Pakistan. Mund të ketë edhe persona të tjerë. Rreziku më i madh i antiterrorit, këta janë. Ne kemi disa xhami që janë të paregjistruar në komunitetin tonë mysliman. Nuk e dimë kush janë imamët, çfarë predikohet. Mund të kemi disa nga këto celula të rrezikshme. Duhet përmendur puna e mirë e negociatorëve të RENEA.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!