Eksperti Faik Basha thotë se një nga personat të cilë mbanin armatime në Orosh dhe u përballën me policinë, Hamza Uka ka qenë ushtarak fillestar në Irak.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Basha u shpreh se rasti në Orosh është i izoluar dhe se dy terroristët kishin armatim të vitit 1997.
“Nuk ka qenë oficer. Ka qenë ushtarak fillestar, nga niveli më i ulët. Ka kryer një mision, nuk është rekrutuar. Për shkak të stërvitjeve, mund të ketë mbledhur informacione të grupeve terroriste, por jo të krijojë kontakte, është jashtëzakonisht e vështirë. Nga ana e shërbimeve tona inteligjente është bërë një punë e jashtëzakonshme. Shqipëria ka pasur një shkëmbim informacioni dhe goditje të këtyre elementëve të lidhura me grupet terroriste. Ky rasti që ne po diskutojmë, është i izoluar. Patjetër që duhet të hetohet. Thuhet se është nga banorët e zonës që ka pasur edhe persona të tjerë. Nëse është e vërtetë, duhet parë edhe ata që e mbështesin. Banesa është e fortifikuar, nuk ka punime ekstra, as tunele. Është thjesht godinë e ndërtuar për shkaqe natyrore. Armatimi ishte i 1997.”, theksoi ai./abcnews.al

