Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tre persona grabisin shtëpinë e biznesmenit në Francë

schedule17:40 - 25 Nëntor, 2025

schedule 17:40 - 25 Nëntor, 2025

Shtëpia e një biznesmeni 56-vjeçar në Francë ka rënë pre e gabitjes të hënën e 24 nëtorit.

Sipas mediave vendase, tre burra hynë me forcë në shtëpinë e 56-vjeçarit, të cilin e kishin ndjekur më parë dhe e kishin kërcënuar me armë.

Sipas mediave franceze, pronari 56-vjeçar i një kompanie shitjeje pajisjesh mjekësore sapo kishte dalë nga zyra e tij rreth orës 7:00 të mbrëmjes kur tre burra të veshur me të zeza dhe me kapuçë e ndoqën, hipën në makinën e tij luksoze dhe e kërcënuan me armë.

Me të mbërritur në shtëpinë e tij, ata e mbajtën kundër vullnetit të tij dhe e dhunuan. Pasi hynë në banesë, ata ndaluan edhe djalin 22-vjeçar të biznesmenit.

Nën kërcënimin e armëve, 56-vjeçari dhe djali i tij u detyruan t’u dorëzonin grabitësve afërsisht dhjetë ora dore , me një vlerë totale të vlerësuar në një milion euro, tre unaza, një byzylyk, si dhe telefonat e tyre celularë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!