Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama prezanton “Ballkonet Panoramike” në parqet kombëtare: Sjellin përjetim të ri të natyrës

schedule15:23 - 25 Nëntor, 2025

schedule 15:23 - 25 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të projektit më të ri turistik, duke prezantuar përmes rrjeteve sociale konceptin e “Ballkoneve Panoramike” që pritet të ndërtohen së shpejti në parqet kombëtare dhe natyrore të vendit.

Sipas tij, këto struktura të lehta dhe miqësore me mjedisin do t’u ofrojnë vizitorëve një mënyrë të re e të sigurt për të përjetuar nga afër peizazhet unike të Shqipërisë, duke u projektuar në harmoni të plotë me natyrën përreth.

“Ja si do të duken “Ballkonet Panoramike” në parqet kombëtare dhe natyrore. Së shpejti në zonat e mbrojtura në gjithë Shqipërinë, do të ngrihen këto struktura të lehta dhe miqësore me natyrën, që sjellin një mënyrë të re për të përjetuar peizazhet tona të jashtëzakonshme.

 Të projektuara në harmoni me mjedisin, këto pika panoramike do t’u ofrojnë vizitorëve hapësira të sigurta për të parë dhe shijuar nga pranë bukurinë e parqeve tona”, ka ndarë lajmin kryeministri Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!