Analisti pranë ABC News, Artur Nura thotë se PD po përdor strategji të gabuar, teksa në foltoren 2 para Kryeministrisë, pati sërish një grusht militantësh.
Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Nura u shpreh se ish kryeministri të vendosë interesat e partisë mbi të vetin.
“Nuk mendoj për finalitete të tilla, është e njëjta figurë, e njëjta pjesëmarrje. Strategjia me të cilën luan PD, është e gabuar. Finalitetet vijnë nëse Berisha do vinte interesin e partisë, mbi interesin e vet. Të mos lësh vendin kur ke humbur zgjedhje elektorale, është e padrejtë. Nuk mund të vazhdojë kjo lojë. Shqiptarët kërkojnë shpresë. Nuk ka si ta japë Berisha. Është e pamundur. Berisha e mban peng Partinë Demokratike”, theksoi ai./abcnews.al

