Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mehmeti, kuqezi pa “kombëtare”/ Lojtari shqiptar shkëlqen me 3 asiste në ligën e dytë angleze

schedule14:21 - 23 Nëntor, 2025

schedule 14:21 - 23 Nëntor, 2025

Është ai njeriu që krijon golat. Anis Mehmeti e tregoi edhe një herë klasin e tij në kategorinë e dytë të Anglisë, ndonëse kryeveprat e tij duken si trokitje në një derë që nuk hapet.

Futbollisti shqiptar I lindur në Londër shërbeu tre asiste për Bristol Sitin, në fitoren e vështirë, por gjithsesi të merituar në Championship 3-0 ndaj Suonsit.

Pasimet për gol erdhën në minutat 4, 31 dhe 82, me golat e shënuar nga Diki, Ris Jakobsen dhe Hirakaua.

Shqiptari është në vendin e parë për asiste këtë edicion, me 6, po aq sa Rajan Xhils.

Falë kontributit të të gjithëve, por me meritë të madhe të Mehmetit, Bristol Siti është në vendin e 4-ët në renditje, tërësisht në zonën e plej ofit për në Premier Ligë, dhe vetëm tri pikë prapa vendit të dytë që të ngjit direkt në elitën e futbollit anglez.

Gjithsesi, edhe pse ka shënuar këtë sezon 5 gola, e ka dhënë 6 asistë, sërish ai nuk e ka marrë dot një ftesë për në kombëtare.

Përtej merita të trajnerit Silvinjo dhe të lojtarëve të ekipit përfaqësues që u kualifikuan për herë të parë në histori në plej ofin e Kupës së Botës, një klas si Anis Mehmeti do ta meritonte plotësisht fanelën kuqezi, qoftë edhe për pak ndeshje.

Kartoni I tij vlen 9 milionë euro, vetëm një më pak se Daku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!