Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE: SPAK të vijojë rezultatet/ Dumani në Bruksel, takon zyrtarë të lartë të BE

schedule16:52 - 20 Nëntor, 2025

schedule 16:52 - 20 Nëntor, 2025

BRUKSEL– Drejtuesi në largim i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një vizitë dy ditore në Bruksel. Njoftimi jepet nga delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, që e konsideron këtë vizitë, një dëshmi të arritjeve të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në Bruksel, Dumani u takua me disa drejtues të lartë europianë, përfshi OLAF, komisioneren për zgjerimin e BE, Marta Kos, apo dhe shefin e kabinetit të komisionit për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Brunner.

I pranishëm në Bruksel, në takimet e kreut të SPAK, ka qenë edhe ambasadori i BE në Shqipëri, sipas të cilit SPAK ka marrë notat më të larta, por kërkohet që rezultatet të vijojnë edhe në 2026, me drejtësinë që do të pasojë Altin Dumanin. Por paralajmëroi, se prokurorët special s’mund ta bëjnë vetëm punën.



“Ruajtja e rezultateve solide të SPAK-ut edhe nën drejtimin e tij të ri në vitin 2026 e më tej do të jetë kyçe për vazhdimin e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. SPAK-u nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Edhe institucionet e tjera shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre”, Silvio Gonzato, ambasadori i BE në Tiranë.

Epokës së Altin Dumanit në SPAK po i vjen fundi. Më 18 dhjetor ai largohet si drejtues pas 3 vitesh, ndërsa stafetën do e marrë një prej prokurorëve të tjerë të SPAK, për një mandate 3 vjeçar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!