Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kongresi: Të hapen dosjet ‘Epstein’/ Dy dhomat votojnë me shumicë, pritet firma e Trump për ligjin

schedule10:46 - 19 Nëntor, 2025

schedule 10:46 - 19 Nëntor, 2025

Kongresi amerikan ka miratuar projektligjin që kërkon publikimin e dosjeve të Jeffrey Epstein, ish-financieri I dënuar për trafikim dhe abuzim seksual që ndërroi jetë në burg në vitin 2019.

Pasi Dhoma e Përfaqësuesve dha dritën jeshile me 427 vota pro dhe me vetëm një kundër, edhe Senati ra dakord unanimisht që dosjet të bëhen publike.

Kjo do të thotë që dokumenti duhet të kalojë tashmë në duart e Donald Trump për t’u firmosur, diçka që presidenti kishte thënë se do e bënte sapo publikimi I dosjeve të merrte miratimin nga të dyja dhomat e Kongresit. Por edhe nëse Trump ndryshon mendje dhe nuk firmos, publikimi I dosjeve është tashmë I detyrueshëm, pasi ka marrë votat e nevojshme për të tejkaluar një veto presidenciale.

Nuk ka ende asnjë sinjal nga Kreu I Shtëpisë së Bardhë. Reagimi I tij I fundit ishte një postim në rrjetet sociale para votës së Senatit, ku shkruan se nuk I intereson nëse projektligji kalon apo jo. Ai u bëri thirrje republikanëve të kujtojnë fitoret që kanë pasur gjatë presidencës së tij.

Ndërkohë më herët, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me princin saudit Mohammed bin Salman, Trump reagoi ashpër ndaj një gazetareje që e pyeti pse nuk I publikon menjëherë dosjet Epstein. Ai e quajti gazetaren e Abc News të tmerrshme dhe tha se medias ku ajo punon duhet t’I hiqet licenca.

Zhvillimet e fundit vijnë vetëm disa ditë pasi Presidenti Donald Trump ndryshoi qëndrimin e tij dhe i kërkoi Kongresit të votonte për të publikuar dokumentet.

Javën e kaluarTrump dhe lidhjet e tij me Epstein u rikthyen në titujt kryesorë të lajmeve pasi u publikuan më shumë se 20,000 emaile, ku emri I presidentit përmendej mbi 1600 herë. Në një prej tyre madje sugjerohej se Trump, e dinte për vajzat, pra për viktimat e trafikimit seksual të Jeffrey Epstein dhe partneres së tij Ghislane Maxwell.

Edhe pse u desh vota në Kongres për publikimin e dosjeve, diçka e tillë nuk ishte në fakt e nevojshme, pasi Trump mund ta kishte urdhëruar vetë publikimin nëse do të kishte dashur.

Projektligji kërkon që Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi të publikojë të gjitha të dhënat, dokumentet, komunikimet dhe materialet hetimore të paklasifikuara që lidhen me Epstein dhe bashkëpunëtoren e tij, Ghislaine Maxwell, jo më vonë se 30 ditë pas miratimit të ligjit.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!