Të gjitha rrugët te çojnë në Romë. Për Shqipërinë kjo shprehje vlen më shumë, sepse rrugë të tjera për në BE duket se nuk ka.
Italia përveç një vendi mik, edhe një partner që garanton të marrë për dore Shqipërinë për ta anëtarësuar në BE.
Në një intervistë në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla në Abc Neës, ambasadori i Italise ne Shqiperi, Marco Alberti deklaroi se mbledhja e perbashket mes dy qeverive ne Rome nuk ishte thjesht kortezi, por nje hap kulminant i nje partneriteti dypalesh qe do te ndihmoje edhe procesin e anetaresimit të Shqiperise deri ne 2030.
“Ambicia e shqiperise per anetaresim ne 2030 eshte e mundshme. Italia është me Shqipërinë me të gjitha proceset, në të gjitha dimensionet edhe në procesin e Integrimit. Ne ofrojmë njohur, por gjithashtu marrim edhe mësime nga Shqipëria. sigurisht aleanca duhet te ndertohet tani. Edhe marrja e presidences ne fillim 2028 do te tregoje partneritetin qe kemi”
Por synimet e Italise ne Shqiperi, shtrihen pertej qellimit te anetaresimit ne BE.
Sa i perket marredhenieve dypaleshe. Ambasadori renditi fushat ku italianet jane te interesuar per te investuar.
“Ne duam të lëmë gjurmë në sektorë që janë parësore dhe për shpejtimin në procesin e integrimin. Sfide eshte permiresimi i klimes se investimeve. Ne Rome u nenshkruan disa marreveshje, si psh ne fushen e mbrojtes. Une do te them edhe energjitika, agjenda e gjelber, turizmi, shendetesia, gastronomia dhe kultura”
Por ambasadori italian nuk la pa komentuar edhe marredhenien speciale mes dy kryeministrave, Melonit dhe Rames, bashkepunimit te nje nacionaliste te djathte dhe nje te majti centrist, por qe nuk mbaron me ta.
“Nuk njoh nje rast tjeter. Te nje bashkepunimi te tille. Pertej ndasive politike. Gjithsesi, ndihma e italise per shqiperine nuk varet nga kryeministrat. Kemi lidhje historike. Jemi afer. Marredheniet itali-shqiperi jane te verteta, ndonjehere ne kemi gabuar, por ka besim dhe bashkepunim.” / abcnews.al /

