Kushtet e përkeqësuara atmosferike prekën më së shumti Kurbinin. Në këtë bashki, vijojnë ndërhyrjet për shkak të rritjes së nivelit të ujit.50 banesa në fshatrat e Kurbinit ndërsa 12 të tjera në Milot vijojnë nën prezencën e ujit.
Në Thumanë, Borizanë dhe Mazhë po punohet për hapjen e kanaleve dhe zhbllokimin e rrugëve, ndërsa në lumin e Drojës po forcohet argjinatura për të shmangur daljen nga shtrati.
Ne Bashkine e Lezhes si pasoje e situates nga rreshjet dhe prurjeve te perrenjve malore eshte dashur nderhyrja e emergjencave civile te Bashkise Lezhe dhe jane evakuar 4 familje qe jane strehuar ne konviktin e shkolles profesionale ne qytetin e Lezhes. Edhe Ne Kurbin eshte avakuuar nje familje ne fshatin Gjorm. Situata mbetet kritike edhe ne Njesine Administrative Kallmet pasi rezervuari ka arritur piken kritike si pasoje e prurjeve te shumta.
Ne vlore ekipet e emergjencave janë pozicionuar në terren pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po kryhet përforcimi i argjinaturës me rreth 800 metra kub dhe për ta ngritur mbi nivel. Nderhyrja po kryhet ne ato pjese ku ka patur demtime te argjinatures per te nderhyre ne kohe dhe per te mos patur rrezik.
Vlora deri diten e enjte ne mengjes ne baze te parashikimeve cilesohet me risk nga rreshjet e pritshme intesive teksa zona e Novoseles edhe per shkak te lumit vjose dhe prurjeve te mundshme mbetet me shume e rrexikuar.
Vështirësi qarkullimi pati në aksin Skuraj-Burrel, për shkak të rënieve të gurëve në rrugë dhe dherat që binin nga malet. Në Shkodër, rruga Theth Breg Lumi mbetet ende e bllokuar për shkak të shembjes së një masivi inertesh një ditë më parë. / abcnews.al /

