Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mali i Zi heq sërish vizat për turqit?/ Ministri i jashtëm: Pritet një vendim dy javët e ardhshme

schedule16:58 - 18 Nëntor, 2025

schedule 16:58 - 18 Nëntor, 2025

Disa levizje brenda pak kohësh nga Podgorica zyrtare përballë vendimit për viza ndaj shtetasve turq në Malin e Zi.

Kësaj herë ka qenë ministri i Jashtëm Ervin Ibrahimoviç që deklaroj se beson që vendimi i marrë pak kohë më parë për pezullimin e udhëtimit pa viza me Turqinë do të anulohet brenda 10-15 ditësh.

Ibrahimoviç mbajti një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Johann Wadephul, i cili zhvilloi vizitë zyrtare në kryeqytetin e Malit të Zi, në vazhdën e një turi në disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor.

I pyetur lidhur me pezullimin e udhëtimit pa viza me Turqinë pas një incidenti të ndodhur në fund të tetorit në Mal të Zi, ku pretendohej për përfshirje qytetarësh turq, Ibrahimoviç shtoi se pas pezullimit të udhëtimit pa viza, në përfaqësitë diplomatike të Turqisë në Mal të Zi është krijuar një fluks i madh qytetarësh, dhe për më tëpër sipas tij, hetimi zbuloi se shtetasit turq nuk ishin të përfshirë në incidentin në Mal të Zi

Një sulm me thikë kundër një shtetasi malazez më 25 tetor, për të cilin fillimisht mediat raportuan për përfshirje shtetasish turq, shkaktoi një valë antiturke në disa pjesë të Podgoricës dhe shtyu kryeministrin Milojko Spajiç të njoftonte pezullimin e regjimit pa viza për shtetasit turq, edhe pse kjo ka qenë një kërkesë e hershme dhe e përsëritur edhe e Brukselit.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!