Këtë të martë, vendi është përfshirë nga moti i keq.
Kryeministri Edi Rama tha se strukturat janë në gatishmëri përballë reshjeve intensive dhe shtoi se vijon puna në terren pa ndërprerje.
“Nënshkodër – Në gatishmëri përballë reshjeve intensive. Vijon puna në terren pa ndërprerje, ku strukturat e Bashkisë Shkodër janë në gatishmëri maksimale, duke hapur dhe pastruar kanalet për të garantuar funksionimin e sistemit të kullimit dhe për të parandaluar çdo problematikë të mundshme”, shkruan Rama./abcnews.al


