Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova, sfida e festës/ “Dardanët” mbyllin eliminatoret e Kupës së Botës ndaj Zvicrës

schedule12:41 - 18 Nëntor, 2025

schedule 12:41 - 18 Nëntor, 2025

Një mendim ekziston edhe për mrekullinë, por le të mos e teprojmë.

Kosova do të luajë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, në orën 20:45, ndeshjen e fundit të ciklit eliminator të Kupës së Botës, dhe mijëra tifozë do të kenë mundësi të festojnë kualifikimin për në plej of.

Dueli është I veçantë, përballë Zvicrës së kapitenit Granit Xhaka dhe sulmuesit Andi Zeqiri, ndërsa momenti është edhe më special, pas suksesit 2-0 në Slloveni që siguroi të paktën vendin e dytë në grup.

Nëse të besuarit e trajnerit Franko Foda do të arrinin një fitore tëb pamundur 6-0, do të shkonin direkt në Botëror.

Tekniku gjerman e theksoi këtë, që shifrat 6-0 janë të pamundura, dhe kërkoi nga skuadra që të luante mirë futboll për të fituar ndeshjen.

Emocion të madh në prag të duelit ka Albion Hajdari, mbrojtësi I lindur në Zvicër, e që luajti me të gjitha kombëtaret zvicerane të moshave, madje një ndeshje edhe me ekipin e parë, por që prej këtij viti përfaqëson Kosovën

Sink Hajdari

“Dardanët” u përgatitën për ndeshjen në Prishtinë, për aq kohë sa patën në dispozicion pas ndeshjes në Suedi, vendosur nga Fisnik Asllani.

Heroi I ekipit pritet të jetë në sulm, në krah të Vedat Muriqit, dhe trajneri Foda të mos bëjë ndryshime në formacion, pra Zhegrova e Rashica mund ta nisin sërish nga stoli.

Po Zvicra?

E udhëhequr nga kapiteni me origjinë shqiptare pikërisht nga Kosova, është padyshim skuadra më e mirë e grupit, me vetëm një barazim në 5 ndeshje, me fitoren 4-0 ndaj Kosovës në ndeshjen në shtëpi dhe me golaverazhin 13-1.

Xhaka shënoi në suksesin 4-1 ndaj Suedisë, por këtë herë pritet të jetë shumë më miqësor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!