Gentian Muça është rikthyer në fushë dhe Tirana me të po fiton. Pas derbit, tre pikët edhe ndaj Flamurtarit. Qendërmbrojtësi, i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit kundër “demave” të kuq, është i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News.
“Kur ishte Partizani i pari, thamë që është më i forti. Tani është në vendin e pestë. Ky kampionat është i paparashikueshëm. Kukësi ka ekip cilësor, sidomos pjesa lart e ekipit. Një hap fals mjafton të rrëshqasësh, siç i ndodhi Partizanit që shkoi poshtë”.
“Egbo është trajneri. Po mësohemi me idenë e mungesës së trajnerit fiks, me idenë që të përfundojmë edhe ndeshjen e fundit. Trajneri i ri do kohë. Egbo na njihte më mirë dhe ishte i duhuri. Ai e ka thënë se nuk do të jetë i parë. Jo se ka frikë, është pjesë e klubit. Egbo ka vite te ne. Trajneri i ri është diçka që i takon klubit”. /abcnews.al

