Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zëri i Shqiptarëve”/ 50.2 për qind e shqiptarëve besojnë se drejtësia mund ta dënojë Sali Berishën për 21 janarin

schedule22:40 - 17 Nëntor, 2025

schedule 22:40 - 17 Nëntor, 2025

TIRANË- Por, ndonëse 80% e shqiptarëve besojnë se Berisha është urdhërues i vrasjeve, vetëm 50.2% besojnë se drejtësia mund ta dënojë për 21 janarin.

Dhe këta janë kryesisht votues të majtë. Shqiptarët ndahen tek kjo pikë. 24.7% nuk besojnë se mund të dënohet, kurse një pjesë edhe më e madhe, 25.1% janë ende të dyzuar.

Kjo tregon pesimizmin në rritje të qytetarëve nga Reforma në Drejtësi.

ABC News publikoi këtë të hënë perceptimin e qytetarëve në “Zëri i Shqiptarëve”.

Përgjigjja e qytetarëve: 

Metodologjia e sondazhit:

Sondazhit iu nënshtruan këtë herë 1273 banorë të rritur të vendit.
Ashtu si edhe më parë, linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.
Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit, ndërsa marzhi i gabimit shkon në +/- 2.7%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!