Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Europa kufizime Rusisë/ Gjenerali: ‘Shtrëngim litari’ për Putin, duhet të nënshkruajë marrëveshje paqeje

schedule21:41 - 17 Nëntor, 2025

schedule 21:41 - 17 Nëntor, 2025

Ukraina dhe Rusia vijojnë luftimet, teksa Europa vijon të shtojë sanksionet ndaj Putinit ‘të pabindur’.

Gjenerali Dedë Prenga komentoi për ‘War Report’ deklaratën e sotme të Macronit për luftën ruso-ukrainase. Prenga tha se mesazhi i parë i dërgohej Putinit për nënshkrimin e një marrëveshje paqeje, ndonëse sanksionet vazhdojnë.

Së dyti, ka të bëjë me kapacitetet ushtarake që Ukrainës do t’i përmbushen nga Europa dhe vendet e BE së paku për 10 vitet e ardhshme

“Dy ishin mesazhet më të rëndësishme të jetëzimit të një marrëveshje që do kërkojë kohë për detajim. Mesazhi i parë është që i dërgohet Putinit që nuk jemi më në ato kushte që Europa nuk merr përgjegjësi për agresionin që ka 4 vite ta quajnë operacion special. Në këto kushte dhe fjala e presidentit Trump për sanksione, sinjali erdhi dhe nga Greqia që do të marrë tashmë gazin e lëngshëm nga SHBA dhe jo nga Rusia.

Këto janë ngushtim litari për Putinin, për të nënshkruar një marrëveshje paqeje. Jetëzimi për 10 vitet e ardhshme është paketa e plotë që Franca është e para por shumë vende të tjera do t’i ofrojnë ndihmë në kapacitete të tjera ushtarake që do përballohen nga BE për t’ja dhënë Ukrainës. Edhe pas luftës do të ruhet kufiri i paqes.”

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!