Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Arrestimi i Metës, konform ligjit”/ Drejtori i policisë, Proda flet për herë të parë në Kuvend

schedule18:15 - 17 Nëntor, 2025

schedule 18:15 - 17 Nëntor, 2025

Arrestimi i Ilir Metes ne tetor te vitit 2024 shkaktoi debat te gjere publik për mënyrën se si u mor në polici. Prej kohesh tashme, Ilir Meta duke harruar akuzat qe rendojne mbi te u fokusua ne menyren e arrestimit duke e cilësuar atë si një akt me karakter politik dhe skenë kriminale.

Drejtori i pergjithshem i policise se shtetit Ilir Proda në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ka folur per here te pare mbi arrestimin e ish-presidentit duke u shprehur se mënyra e ndjekur nga policia ishte komform ligjit.

“Ne lidhje me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta ceshtja eshte nen hetim dhe une nuk kam cfare te them pervec faktit qe persa i perket opinionit tim atje nuk kemi te bejme me nje veprim arbitrat por kemi te bejme me perdorimin e forces ne rastet kur ka rezistence ndaj arrestimit. Ne cdo force policie te botes pavaresisht si e ke emrin apo cfare detyre ke patur me pare Policia e Shtetit ne rastet kur ben rezistence apo tejkalon ate masen e atyre gjerave qe duhet te thuash ne momentet e arrestimit perdor force te nevojshme qe ka qene proporcionale me veprimet. I takon personit të sillet sipas detyrës që ka mbajtur.”

Seanca paraprake në GJKKO për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të tjerëve u shty për në datën 27 nëntor, shkak u be mungesa e avokatit te tij mbrojtes. Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024, ndërsa kërkesat e tii për lirim janë rrëzuar më parë në të tre shkallët e gjyqësorit.

SPAK kaloi dosjen për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Ish-presidenti akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!