Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Hapja e grupkapitujve, në kohë rekord”, Krisafi: Shqipëria duhet të tregojë rezultat. Kosova larg BE, asnjë përpjekje nga Kurti

schedule17:23 - 17 Nëntor, 2025

schedule 17:23 - 17 Nëntor, 2025

Shqipëria hapi ditën e sotme grupkapitujt e fundit në rrugën dhe ëndrrën për integrimin në Bashkimin Europian. Një proces sfidues por edhe një hap më pranë unionit europian, i sjell vendit tonë më shumë përgjegjësi për realizimin e tyre, por më shumë benefite për zhvillimin e vendit.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledjon Krisafi tha se hapja e grupkapitujve është bërë në kohë rekord dhe se Shqipëria tashmë ka punën më të vështirë përpara, mbylljen e tyre me sukses.

Më tej, Krisafi tha se vendi ynë duhet të tregojë rezultate në përmbushjen e detyrave.

“Këta kapituj duhet të mbyllen dhe ky është test i vërtetë që do përballet qeveria shqiptare për një vit e gjysmë. Është një fazë ku Shqipëria duhet të tregojë rezultat dhe që ka përmbushur kushtet për të qenë pjesë e BE. Shqipëria për grupkapitullin që u hap sot ka një përpjekje që të bëj kompromis pra një pjesë e kushteve të plotësohen para dhe një pjesë pas.

Është gjëja më e vështirë të tregojë rezultat dhe këkron një punë gjigande, janë kushte që duhen përmbushur dhe Shqipëria është diku në mes me vendet e BE. Duhet një punë e madhe të kalohet ky hendek, Bullgaria dhe Rumania kur u bën pjesë e BE ishin shumë larg të qenurit shumë mirë.”

Me tej, në analizën e tij Krisafi tha se Kosova është larg BE dhe se nuk po bëhen asnjë përpjekje nga Kurti.

“Kosova duhet t’i kthejë besimin BE. Mundohet të presin se çdo të bëj Serbia dhe mundohen t’i tregojnë të tjerëve sesi është ajo.”

Kosova si Shqipëria duhet të bëjë vendimin e saj, nëse vendet e BE kanë dëshirën dhe vullnetin të bëjnë një shtet anëtar, duhet ta bëjnë. Kosova është larg BE, asnjë përpjekje nga Kurti. “

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!