Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar në mbledhjen e së hënës, dhënien e mandateve për kryetarët e 5 bashkive, të cilët fituan në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
KQZ vendosi dhënien e mandatit për Brunilda Mersini, kryetare e Bashkisë Vlorë, Florenc Doka kryetar i Bashkisë Cërrik, Ervin Ceca kryetar i Bashkisë Berat, Gramos Sako kryetar i Bashkisë Tepelenë, Altin Bojni kryetar i Bashkisë Mat.
Në total, në pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme morën pjesë 18.45% e votuesve nga 334,539 qytetarë me të drejtë vote./abcnews.al

