Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Integrimi, hapen kapitujt e fundit/ Gjipali: Hapet një fazë akoma më e rëndësishme, puna do të jetë intensive

schedule13:34 - 17 Nëntor, 2025

schedule 13:34 - 17 Nëntor, 2025

Eksperti për çështjet e integrimit, Gledis Gjipali thotë se me hapjen e grup kapitujve të fundit me BE, hapet një fazë akoma më e rëndësishme në procesin e integrimit të vendit.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Gjipali u shpreh se puna do të jetë intensive, teksa shtoi se detyrat që duhen realizuar, tanimë janë shumë më konkrete.

Gjipali nënvizoi se në fundit të vitit, do kemi vlerësim nga BE për  për grupkapitullin e parë.

“Përmbyllet një fazë e rëndësishme dhe hapet një fazë akoma më e rëndësishme. Tani ka filluar procesi i bisedimeve për anëtarësim, në të gjitha fushat. Një punë intensive, e vazhdueshme, e përqëndruar në të gjitha çështjet. Detyrat janë shumë më konkrete. Kemi një hapje të kapitujve në kohë rekord. Tashmë, rruga është e qartë, standardet janë të qarta se ku duhet të arrijmë. Ka një sërë masash, është një nga kapitujt më të vështirë, e bujqësisë. Është shumë i rëndësishëm. Duke filluar me kapitullin 11, ka të bëjë me bujqësinë dhe zhvillimi rural, është fushë që BE i jep rëndësi të veçantë. Puna do jetë e përqëndruar në të gjitha kapitujt. Koha e shkurtët nuk lejon të priozitizosh, dy vitet në vijim. Është një ndarje me faza që BE i bën kapitujve më të rëndësishëm. Presim vlerësim deri në fund të vitit, për grupkapitullin e parë, që është hapur edhe i pari. Nëse do kemi rezultat pozitiv, do të thotë se jemi mirë me kohën dhe duhet vazhduar me këtë ritëm”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!