Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hetimet për 21 janarin/ “Do shkoj në SPAK!”, Kreu i PD pranon dhe firmos, por pasdite thërret protestë

schedule13:05 - 17 Nëntor, 2025

schedule 13:05 - 17 Nëntor, 2025

Sali Berisha është njoftuar personalisht për t’u paraqitur në SPAK për dosjen e 21 janarit. Ndërsa shkoi në Prokurorinë e Posaçme për masën e sigurisë për çështjen ‘Partizani’, prokurorët i lanë në dorë Berishës fletëthirrjen e tretë për 21 janarin.

Më herët ai kishte mohuar të kishte marrë njoftim për këtë dosje edhe pse SPAK dy herë i kishte çuar shkresa zyrtare në të gjitha adresat e tij. Por sot i gjendur para mundësisë së shoqerimit me forcë, Berisha tha se do të shkoje në SPAK për 21 janarin, ndërsa mësohet se Berisha është njoftuar të paraqitet të premten.

“Apartamenti im ka një derë, ka një hyrje, ka një adresë dhe çdo gjë që ka ardhur aty është firmosur. E dyta, unë kam një zyrë si kryetar i PD, në qoftë se dikush përcjell njoftim pa emër dhe shkruan aty Partisë Demokratike, sigurisht ajo nuk është… Unë po them atë që kanë thënë zyrtarët e PD.

Tani, këto njëherë. Asgjë nuk kam parë. Po të kisha parë, unë vij këtu çdo dy javë, pse nuk do vija unë? Në fakt, ata që nuk më kanë ftuar mua, kanë pasur një hall, por tani në këtë hetim më ftuan dhe unë absolutisht do vij të dëshmoj gjithçka unë di.

Jam unë i pari që e kam quajtur pasi njëherë u tha se ishte nga afër, u bë ekspertiza, u tha nuk janë nga afër, se kishte një ekspertizë kirurgësh dhe kirurgu e ka mbrojtur edhe dy vite më parë atë ekspertizë. Por, ekspertiza tjetër tregoi se nuk ishin plagë nga afër dhe unë bazuar në atë e kam quajtur vrasje shtetërore. Kryeministria nuk ka pasur asnjë lloj serveri për vëzhgimin. Në qoftë se Garda ka pasur serverin aty, është punë tjetër.Garda në kryeministri, në presidencë, në ministritë, kudo ka një zyrë të veten sepse ata kanë përsipër sigurinë. Çfarë mbajnë aty, është punë e tyre.” tha Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!